Aktualitet

Jepi Spak, “Spaca Tutto”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 30/07/20 |
Nga Zef Zefi

(Pamflet)


Para do kohe “Bildi” nje gazetë gjermane kërren një shkrim. Pas shkrimit një regjistrim. Në regjistrin e gazetës së huaj shfaqet një takim online. Takimi është jo siç bëhen tani ne covid në trajtë polifotoje figurshëm në ekran.


Takimi është vetëm zëshëm, dmth poli-fon, si ai i sh.Ramiz në byronë politike. Zërat janë të gjasueshëm kristal. Zëra shumë familjarë për veshin politik të popullit, ndërsa fjalët edhe pse pak të shqepta si ato të ligjërimit bisedor, i kupton nga titërrimi fluid anglisht.



Dhe pabesueshmërisht trandy, kur lexon Ulë-sin, Dak-un, Gjith’nurin apo Pirini-nin të përkthyer në anglisht. Sidomos bablokun…


Rendi i ditës online konsistonte në atë sesi do të mobilizoheshin (jo të neutralizoheshin apo të arrestoheshin) me aksion, grabitësit, shantazhuesit, blerësit, trafikantët e privilegjuar të drogës dhe votës, pastruesit e pisllëkut të lekut.


Ja dhe diskutimet online shqip dhe anglisht;

Subjekti i krimit me materiale në dosjen që dispononi Ju SPAK-u, i drejtohet koleg-akullores.

-A t’ka zon’gjumi mrom’ vëlla, se ke taku Ramën dje. Keni ndejt, jeni kënaq. Hehehe…!
(Për tu sqaruar: Akullorja. Kush është akullorja? Akullorja është Daku. Kryen detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit qysh prej kohësh të lashta. Ka materiale në ngarkim të tij, madje dhe Departamenti i Shtetit Amerikan. Daku sipas bashkëfolësit, ka ndejt mromë me Ramën. Po Rama kush është? Rama është ngarkuar nga votimet para ketyre të bënte kryeministrin e gjithë shqiptarve.

Mirë që paska ndejtur mbrëmë me Ramen. Po ku? Në zyrën e K/m, fi-del apo su-rrel? Vetëm për vetëm me Dakun apo me persona të tretë? Kanë ngrënë e pirë, apo vetëm lëpirë…akullore?)

Nga dhe si e kanë mësuar “burazerët” e Dakut takimin me K/m?

Akullorja ngrin. Pastaj i drejtohet me fjalët shkrirëse: “Mirë, mirë. Dëgjo…!”

(Të hulumtohet; Pse ngrin akullorja? Mos takimi ka qënë sekret dhe këta dreqër burazerësh e kanë zbuluar. Kush e ka de-kon-spiruar takimin. Të verifikohen personat pjesmarrës.

Në bisedë siç shihet, kriminelët e riedukuar ose ri-lindur i flasin me vëllazëri dhe burazer Dakut. Cfarë lidhjesh të tjera ka midis tyre dhe Dakut, përveç aksionit të grabitjes së votave?)

-Hë vëlla,- subjekti i krimit vihet në dëgjim per të dëgjuar “vëllajn” dmth Kryetarin e Bashkisë Durrës.- i thuaj burazerit, unë po iki tani për në Ishëm, ke ata çunat atje lart.”

(Të sqarohet; Çunat…, cilët, Ata bravo…? Meqë Dakut i mjafton fjala çunat…, për tu kuptuar me atë në linjë, kjo bën me dije se ata “të Ishmit” njihen me këta të bisedës online me Dakun. Daku ka dijeni gjithashtu se ata njihen. Ç’lidhje ka Dakua përpara bisedës me të dyja palët? Pse Daku flet me vëllajn e burazerit, në vend të fliste me burazerin.

Dhe…SPAK, mjafton një çuni t’ja zgjidhësh gjuhën dhe lëmshi ose mullari i krimit të organizuar, fillon të shpështillet.

Pierin Ndreu deputet i PS, urdhëron një eksponent të organizatës që me sa duket dikush i bën vickla: “deklaro votën hapur se do votojë për PS, përndryshe tregoja vetë se ku fluturon”.

Sqarim: Pirini, nuk është nga Pirineu, po vendas. Ka qënë polic madje shumë-polic, polic jo vetëm me patllake e shkop gome, po dhe me grusht dhemb-shkulës. Sot jetojnë ata që kanë proteza në vend të dhëmbëve të humbura për shkak të grushtimit të tij.

Mbasi ka lënë uniformën dhe në kohën e komandës online, militon në organizatën e “bravoçunit” Prej korrikut të vitit të shkuar me vota bravoçunash, bën bravoçunin në detyrën e Bashkisë socialiste Lesh. Aktualisht sillet mirë.

-Tërmet, tërmet. Obobo tërmet, i qive nonen…,-e merr fjalën Ministri i shtetit Gjith’nuri i mrekulluar dhe ky nga triumfi i “bravoçunave” të furgonave që kishte shpërndarë kapilarisht nëpër qendra-votimesh.

(Sqarim; Gjith’nuri nga vetë shenjimi emëror është “ognivol” dmth e fut hundën kudo ku ka erë sendi që hahet. I mungon sensori pavllovian i sasisë. Ha dhe ekskrementon njëkohësisht…Nuk është i zorshëm gjurmimi i tij. Për të thuhet gjithashtu se nuk merr me vete asgjë në kaploqe, jo se nuk ka pasur, po ia ka nxjerrë jashtë përdorimit Babloku, në vend të gjëndrës së mendimit, ka të instaluar një disk rilindjeje HiTech. me riprodhime të parafabrikuara. Tani po bën me murrizat dhe hajdarinat reformat e zgjedhjeve. I ka qef shumë zgjedhjet ky. I ekzekuton termet fare të gjitha komandat e bablokut.

Ulësi i reformës në drejtësi është i perfshirë me entuziasëm në një bisedë tek e tek me një “bravoçun” për ndarjen e plaçkës pas fitores:

-Ne thomi për të shkosh më nalt mër’burrë…-…edhe mos e rruj k… për ato që thonë ata….”

(Fjala është për opozitën me vëzhguesit nderkombtar për manipulim… Të verifikohet “mër’burri-bravoçun” i ulësit. Është ulur apo ngritur në detyrë. Ka ndonjë informacion për rruajtjen…? Apo ia ka ndrequr si Presidentit me brisk venecian.

Ymer Lala: ej, isha tek ai “babloku i madh” tani sa dola.

(mblidhni dhe analizoni të dhënat nëse; Babloku i Ymerit është i njejti me kr/m e të gjithë shqiptarve, apo ndonjë tjetër. Është ai i dakut, ulsit, burazerëve, gjith’nurit, pirininit, apo ndonjë tjetër i pa idendifikuar. Mjaft e rëndësishme kjo…)

Abdyli: “…do ti japim një dhjetëshe me zerro që dhe ai vetë të habitet”.
(Të sqarohen detajet nga ligjërata e abdyl-çunit: dhjetshja çfarë është, armë, lojë fati apo rezultat zgjedhjesh. Është habitur ndokush mbas dhjetëshes. Po zerro-n kush e mori. Studjoni dhe verifikoni të gjitha mimikat e garuesve mbas zgjedhjeve nëse ka përkime me skuadrat politike apo kapidanët e tyre. Abdyli-bravoçun të mos provokohet, entuziasmi i tij të mos cënohet.

Xhemal Qefalia: -Ej, a do të nxjerr Ramën ti folësh’i çik’?
(Qef’aliu duket qartë se nuk kripton asgjë. Është i shkoqur. Ndërlidhës duket. Bashkëfolësi është shumë i rëndësishëm, por mosbesues).

“E keni realizu objektivin…? Zëri duket i “big brotherit” dora vetë. Babloku…

Por SPAK’ i mençur mos u rrej. Çojeni zërin në vazo sterile tek ekspertët më të mirë e më të shtrenjtë euro-amerikanë. Sepse të bie hasha.

Do të thotë dhe se kam vdekur. Jam atje njëra ndër dy kadavrat në varrezë. Rren ky. Ka rrejtur, të gjitha religjionet e botës, të gjithë zotat. Ka rrejt’ të gjitha Ambasadat e globit, ambasadorë e kaçatorë, presidentë, shqiptarë e militantë… Është i tmerrshëm në rrena ky. Rren edhe veten.

Kur tjetri rren veten, askujt nuk i bie borxh.

Qasuni me shumë kujdes e delikatesë dhe sidomos me profesionalizëm.

Nuk e di pse sa herë has deminutivin e organizatës suaj, më asocohet me sqifterat. Amen, ashtu qoftë. Sqiftera ju duam. Zgjimi juaj, shpresa jonë, fluturimi juaj, shpëtimi ynë.

Para SPAK. “Spaca tutto”


Etiketa:

Pas