Aktualitet

“Jeronim De Rada” kthehet në vatër Covidi; 10 mësues rezultojnë pozitiv







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 13/09/20 |
mapo.al

Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në kryeqytet, është kthyer në vatër Covidi. 10 mësues kanë rezultuar pozitivë, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, dhe pjesa tjetër, e dyshuar se mund të jetë infektuar nga kolegët, do të mungojë për shkaqe mësimore.


Rasti është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, përmes rrjeteve sociale dhe një komunikimi për mediat. Berisha ka postuar mesazhin e një mësuesi që ka preferuar të ruajë anonimatin, ku akuzohet për papërgjegjshmëri dhe propagandë të shthurur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.


Gjithçka rëndohet me praninë e sotme të Veliajt në inagurimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare, dhe mungesën e informacionit nga ana e Bashkisë.



Sakaq, prindërit dhe mësuesit që priten të japin orët e para mësimore në shkollën “Jeronim De Rada”, nuk kanë ende informacion se si do të veprohet nesër me nxënësit, për t’i mbrojtur nga virusi.


Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:


“Përshëndetje Doktor! Sot inagurohet shkolla “Jeronim De Rada”.

Kryetari i Bashkisë do të jetë bashkë me shumë nga ata që janë për të përhapur këto lajme nëpër media, por mësuesit e shkollës, ata të cilët punuan deri dje pasdite vonë që të ishte gjithçka në vendin e duhur, nuk do të jenë. Një pjesë e tyre janë izoluar, pasi rezultuan me COVID-19. Pjesa tjetër, e dyshuar se mund të jetë infektuar nga kolegët, do të mungojë për shkaqe sigurie.

Bashkia, e cila nuk u kujdes aspak gjatë kohës që mësuesit, si heronj të heshtur, punuan që gjithçka të ishte gati, sot për shkaqe sigurie, ka urdhëruar mospraninë e tyre. Por, a mund të vrapohej kaq shumë për inagurim e të luhej me shëndetin e mësuesve?!

Çfarë është më e rëndësishme se sa shëndeti i këtyre heronjve të pafjalë që edhe pasi bënë tamponin shkuan në punë jashtë çdo protokolli duke shtuar zinxhirin e njerëzve të prekur?! Askush nuk pyeti se çfarë ndodh me ta e pasojat në familjet e tyre!

Sot, mësuesit e kësaj shkolle të drobitur, ca të sëmurë, ca të panikosur , të çuditur, të keqardhur për kolegët, qëndrojnë në shtëpi dhe do të shikojnë performancën e radhës të kryetarit në media që do të mbushë faqet e albumit e do të “shtojë” arritjet me shkollat e ndërtuara dhe të arnuara.

A ka më turp që mësuesit e prekur nuk kanë akoma një përgjigje për të shkruar në grupet e prindërve se si do t’i shkojë mësimi nesër fëmijëve, me kë do ta zhvillojnë, si do ta zhvillojnë mësimin në ambientet e mbushura me infektimin e inagurimit?!!

Ku po shkon ky vend?!

Çfarë do t’u themi vogëlushëve nesër?!”


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas