Është duke pritur fëmijën e saj me Eric Johnsson, por ndërkohë vazhdon aktivitetin, së fundmi duke promovuar një linjë veshjesh. Në të vërtetë, Jessica prej kohësh, nuk është më në formën e dikurshme dhe nuk ka aspak linjat e pjesës më të madhe të vajzave të showbizz-it të dhëna pas modës. Megjithatë kjo nuk e pengon të provojë. Aq më tepër që rrumbullakësia është provokuar më shumë prej shtatzënisë. Duket se dhe ajo ka synim për t’u rikthyer në formë të mirë, duke qenë se e shprehte dëshirën për bark të sheshtë pas lindjes edhe në faqen e saj në Twitter.