Jessie J dhe Channing Tatum gjenden një lidhje romantike prej gati 7 muajsh. E teksa historinë e tyre të dashurisë e konfirmuan muajin që lamë pas me një dalje të tyren publike në Londër, nuk kanë munguar postimet e ëmbla të çiftit nëpër rrjete sociale.Mirëpo, kësaj radhe, ato janë parë sëbashku në koncertin e këngëtarit me origjinë shqiptare Stanaj.
Ka qenë ky i fundit që ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi me to. “Faleminderit që erdhët”– ka shkruar Stanaj krahas fotos ku edhe i ka etiketuar. Mesa duket, çifti i njohur qenkan fansa të këngëtarit shqiptar.