Këngëtarja Jessie J do të jetë sot në mbrëmje në kryeqytet për një koncert me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, por ende nuk ka asnjë detaj për mbërritjen e saj.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku do të qendrojë këngëtarja 26-vjeçare, cilat këngë do të performojë, apo sa është paguar për këtë koncert.
Kryeministri Edi Rama njoftoi disa javë më parë që Jessie J do të ishte në Tiranë në 29 nëntor, dhe u konfirmua edhe nga vetë këngëtarja britanike në faqen e saj zyrtare në Facebook.