Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian dhe fëmijët e saj e kanë jetën në rrezik, thotë avokati i saj.
Sipas njoftimeve, Kim Kardashian ka marrë së fundmi dhjetëra letra kërcënuese për jetën dhe në disa prej tyre dërguesi informon se do të vendosë një bombë në zyrën e saj.
Burri në fjalë mësoi adresën e shtëpisë së saj në mënyrë të panjohur dhe i dërgoi më shumë se 8 letra, në të cilat kërcënonte Kimin dhe katër fëmijët e saj.