Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë sjellë projektin më të ri muzikor “Rruga n’club” në bashkëpunim me artistin e ri Blleki.
Një projekt muzikor që i dedikohet jetës së natës që bëjnë reperët. Klipi është xhiruar në një autobus që përshtat të kaluarën me klubet që mbushen plot me femra seksi dhe joshëse.
Kënga është pjesë e albumit të ri të grupit PINT, “United State of Albania” dhe teksti është punuar nga vetë artistët.