Bota

“Jeta jonë do të kufizohet si kurrë më parë nga nesër”, presidenti gjerman fjalim një ditë para izolimit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 15/12/20 |
mapo.al

“Nga e mërkura, e 16 dhjetorit, do të kufizohet jeta jonë publike dhe private si kurrë më parë në historinë e Republikës Federale”.



Kështu u shpreh presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një fjalim të posaçëm të martën.

Masat shtrënguese sipas tij janë të nevojshme për shkak të shifrave të larta të infektimeve.


“Situata është shumë serioze, mijëra të vdekur në një javë dhe një zhvillim pandemie që rrezikon të dalë nga kontrolli, nuk ja dalim dot pa marrë masa shtrënguese. Nëse përditë dhjetëra mijëra vetë infektohen dhe qindra vdesin, nëse mjekët dhe infermierët në repartet e intensivit dhe shtëpitë e kujdesit tani ndodhen në limitet e fuqive të tyre, kjo do të thotë se përpjekjet tona të deritanishme në luftën kundër pandemisë nuk mjaftojnë”, ka deklaruar Steinmeier.




1





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas