Aktualitet

Jeta ka mundësi të mos kthehet kurrë ‘në normalitet’








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:21 - 30/09/20 |
mapo.al

Nga Nick Paton Walsh, CNN


Viti 2020 po largohet me virusin ende mes nesh dhe me ardhjen e 2021 ne duhet të përpiqemi t’i pranojmë gjërat siç janë: Jeta ka mundësi të mos kthehet kurrë “në normalitet”.


Ndoshta kemi nostalgji për muajin janar, një periudhë ku jeta e përditshme i ngjante më shumë dekadave tona të kaluara. Ndoshta është një përpjekje e jona, për t’u kthyer pas në një kohë ku ndryshimet nuk ishin kaq drastike sa tani.



Por janari ka kaluar dhe nuk do të kthehet më. Çdo ditë duhet të përpiqemi të kuptojmë nëse ndryshimet e këtij viti do të jenë të përhershme.


-Nëse do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia.


-Nëse do të shkojmë më rrallë në supermarkete por do të shpenzojmë më shumë.

-Nëse mbajtja e një maske në metro do të jetë vetëm pjesë e jetës tonë.

-Nëse shtrëngimi i duarve dhe përqafimi do jenë shumë të rralla apo nëse komunikimet me video do të jenë më të shpeshta sesa takimet.

“5 vite ndryshuan për gjashtë muaj” është një parullë e zakonshme e pandemisë. Pandemia ka shkaktuar mijëra viktima, ka lënë vetëm shumë familjarë dhe shumë prej tyre vdiqën pa dhënë lamtumirën e fundit.

“Politikanët të cilët pretendojnë se ‘normaliteti’ është shumë afër po mashtrojnë veten ose pasardhësit e tyre, ose ndoshta të dy,” tha Thomas Davenport, profesori i shquar i teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit në Kolegjin Babson në Wellesley, Massachusetts.

Njerëzit të cilët e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet besojnë se normaliteti do të rikthehet shumë shpejt.

Personat që nuk pranojnë të mbajnë maska mund të jenë fajtorë për konceptin e tyre rreth normalitetit, tha Davenport, pasi ata e përjetojnë këtë ndryshim si diçka kalimtare pa u përpjekur të përqafojnë ndryshimin.

Një pjesë e trurit tonë mund të jetë e prirur të pranojë ndryshimet ndërsa pjesa tjetër nuk i pranon.

“Përshtatja Hedonike”, është aftësia e mendjes për të pranuar shpejt diçka në mjedisin që na rrethon.

“Kur ndodhin gjëra të mira dhe të këqija, në fillim ne ndjejmë emocione të forta”, tha Sonja Lyubomirsky, psikologe në Universitetin e Kalifornisë, Riverside.

“Pastaj ju përshtateni dhe ktheheni në gjendjen fillestare. Kjo është shumë më e fuqishme se ngjarjet pozitive në jetën tuaj. Njerëzit nuk përshtaten plotësisht me ndryshimet negative në jetën e tyre.

Jeta është në thelb një seri ndryshimesh dhe përshtatjesh tha ajo, dhe kjo e fundit është diçka që njerëzit e bëjnë më së miri. Njerëzit kanë tendencë t’i japin më shumë peshë ndjenjave të momentit, tha Lyubomirsky.

Ne duhet të zbulojmë sesa elastik jemi, dhe sa më shpejt t’i pranojmë ato ndryshime, e ardhmja do të duket me normale në syrin tonë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas