ShowBizz

Jeton me vjehrrën, kolegët i nxjerrin ‘sekretin’ Vilma Mashës






               Publikuar në : 19:31 - 21/07/19 |
mapo.al

Vilma Masha mund të themi pa frikë se është një nga moderatoret më hermetike të ekraneve tona. Ajo ka folur rrallë për jetën private. Edhe një vit më parë kur u kurorëzua në martesë, media arriti të mësojë vetëm emrin e bashkëshortit të saj, Dori, dhe ndonjë foto nga rrjetet sociale. Ndërsa këtë të diel ajo nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të kolegëve të saj të studion “E Diell” në TCH.


Vilma Masha bashkë me Dritan Shakohoxhën ishin të ftuar me rastin e 15 vjetorit të “Digitalb”, por perveç punës, Ervin Kurti e pyeti: Si është të jetosh me vjehrrën në 2019, në të njëjtën shtëpi?

“Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të”, u shpreh moderatorja.

Por Shakohoxha me batutë shtoi “aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë të puna dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish…”.

*Vilma Masha dhe Dritan Shakohoxha në programin e “E diell”


Etiketa: , , , ,

Pas