Jennifer Lopez do të shënjonte hapat e saj të parë si ikonë e modës në vitin 2000, kur u shfaq në ndarjen e çmimeve Grammy.
Ajo u shfaq asokohe me një fustan ekzotik ngjyrë jeshile të Versaces, të realizuar me fije mëndafshi, që i nxirrte tërësisht në pah hiret e saj dhe nuk i linin shumë vend imagjinatës.
Pothuajse pas dy dekadash, Jennifer është shprehur në një video të fundit, të hedhur në kanalin e saj zyrtar të You Tube, se ai fustan ishte arsyeja se përse u krijua Google Images.
“Shumë njerëz kanë kërkuar atë fustan në Google, por atëherë nuk ekzistonte Google Images. Kështu që ata e krijuan.
Pyetjai imeështë: Ku është ceku im? Sepse mesa di unë, atë mbrëmje, Google u përdor më shumë se kurrë. Për mua ai ka qenë kulmi im sa i përket modës, ndërsa stilistja ime Andrea këmbënguli me orë të tëra të mos e vishja”, u shpreh këngëtarja.