fbpx

Politika

“Jo dhunë”/ Thirrja e ministrit gjerman: Protesta e 16 shkurtit të jetë paqësore





               Publikuar në : 11:50 - 07/02/19 |
mapo.al

Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka thënë se Shqipëria duhet të vijojë reformat dhe të miratojë Kodin Zgjedhor. I pyetur në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita me 16 shkurt, Roth ka bërë thirrje që të jenë paqësore dhe të mos kthehen në punë.


“Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike. Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike”-u shpreh Michael Roth.





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas