Aktualitet

Jo futboll, por luftë/ Përplasen tifozët, vdesin 3 persona (VIDEO)






               Publikuar në : 16:20 - 18/08/19 |
mapo.al

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Honduras. Një ndeshje futbolli është kthyer në një “luftë” të vërtetë që i mori jetën tre personave.


Sfida mes dy rivalëve të mëdhenj Olimpia dhe Motagua solli përleshjen mes dy tifozërive, përleshje e cila krijoi një bilanc tragjik.

Autoritetet bëjnë të ditur se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjera kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, janë lënduar edhe tre futbollistë të skuadrës Motagua, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u sulmua nga tifozët kundërshtarë.


Etiketa: , , ,

Pas