I ftuar në ‘Çim Peka Live’, kreu i opozitës Lulzim Basha, tha se kryeministri Rama duhet të ndëshkohet pasi i ka pirë gjakun shqiptarëve për 7 vite.
Teksa u pyet nëse do të bashkëpunonte me Ramën, ai tha se nuk pranon asnjë ofertë koalicioni, por Rama do të dëbohet përpara ligjit.
‘Në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës së bashkuar, nuk do ketë asnjë bashkëpunim me Edi Ramën.’-tha Basha.
Basha tha se pas 25 prillit, kryeministrin Rama e pret vetëm një gjë, dënimi i merituar.
‘Nuk është në dorën time ta ndëshkoj, por në dorën e drejtësisë sepse dosjet e tij janë gati. S’ka bashkëqeverisje me të keqen, por të largohet me votë.’-tha Basha.
LEXO EDHE:
‘Rimëkëmbja’ – Basha: Duhet vetëm 3% e buxhetit për të ndihmuar 1 milion njerëz
‘Paratë tek oligarkët’ – Basha: Raportet e fundit, tregojnë se jemi vend i korruptuar