Aktualitet

Jo më alkool pas orës 20:00 për të rinjtë danezë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 15/09/20 |
mapo.al

Bashkia e Kopenhagës njoftoi sot se kërkonte të ndalonte alkoolin pas orës 20:00 në zonat e jetës së natës në qytetet e mëdha daneze, një vendim që nuk lidhet me masat ndaj COVID-19, por me zhurmën dhe dhunën në mbrëmje.


“Ne kemi parë që shqetësimet lidhur me jetën e natës në disa lagje të Kopenhagës, veçanërisht në qendër të qytetit janë rritur shumë, me më shumë zhurmë, më shumë njerëz të dehur në rrugë dhe episode dhune krejtësisht të papranueshme”, theksoi social-demokrati, Frank Jensen, në një komunikatë.


Kryetari i Bashkisë së Kopenhagës propozoi vendosjen e një ndalimi për shitjen e alkoolit pas orës 20:00 në zonat e jetës së natës në qytetet e mëdha daneze.


Deri në vitin 2005, shitja e pijeve që përmbanin më shumë se 2,8% alkool ishte e ndaluar nga ora 20:00 deri në 06:00.


Jensen kërkoi që agjentët bashkiakë të jenë të autorizuar të verbalizojnë shkeljet, veçanërisht në rast të zhurmave gjatë natës.


Etiketa: , ,

Pas