Eurovision 2023 do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo në Ukrainë. Organizatorët e shfaqjes vendosën se eventi muzikor nuk mund të mbahej në vendin fitues, për shkak të luftës së vazhdueshme pas pushtimit të Rusisë.
Mbretëria e Bashkuar këtë vit u rendit e dyta, kështu që Unioni Europian i Transmetuesve hapi bisedimet me BBC. Nuk dihet akoma se cili qytet i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikëpritës, por qytete duke përfshirë Glasgoë dhe Manchester kanë shprehur një interes.
Qytetet që mund të jenë në garë gjithashtu janë Leeds, Liverpool, Neëcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff. Qytetet do të duhet të dëshmojnë se kanë të gjitha kapacitetet e duhura për të mirëpritur spektatorët.
Kjo shënon herën e 9-të që Eurovision zhvillohet në Britani, më shumë se në çdo vend tjetër.
Pas fitores së Ukrainës në muajin Maj, presidenti Zelensky kishte shpresa se një Mariupol i lirë dhe paqësor do të ishte në gjendje të mirëpriste konkurrentët dhe vizitorët vitin e ardhshëm.