Aktualitet

Jo vaksinim i detyruar, por vaksinim i kontrolluar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 19/10/21 |
Gëzim Xhepa

Të nderuar kolegë, jam i detyruar tu dal në krah studentëve, përpara një agresioni global antimjekësor në shkelje totale të parimeve bazë të vaksinimit për imunitetin e përkohshëm.






Tashmë politika botërore ka kapërcyer caqet dhe e ka transformuar mjekësinë në marionetë të rendit të ri global. Ashtu si për sëmundjen dhe për vaksinimin, në mënyrë të qëllimshme po anashkalohet mjeku i familjes, i cili është i vetmi që mund të vlerësojë kush duhet të bëjë vaksinë dhe kur duhet të bëjë vaksinë. Në vaksinimin e detyruar po shkelen si parime mjekësore:


1. Nuk ka vlerësim paraprak të situatës imunitare të organizmit, prezencës ose jo të antitrupave, dhe nuk ka asnjë studim për nivelit të prezencës së tyre që imponon, apo ndalon aplikimin e vaksinës. Aq me teper marionetat politike pseudomjekesore ne nonsens logjik dhe moral pretendojne se imunizimi natyror nga vete virusi, eshte deficitar ne raport me imunizimin post vax.







2. Nuk ka arsyetim përse duhet të aplikohet një vaksinë me imunizim të përkohshëm, në grupe që nuk janë të riskuar nga sëmundshmëria. Dikur thuhej se aplikimi i vaksinës duhej të bëhej në këto mosha se ndërpriste zinxhirin e transmetimit, që tashmë kjo teori nuk ekziston pasi si të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit janë njëlloj shpërndarës të infeksionit.




3. Nuk ka sens mjekësor logjik imponimi i aplikimit të testit, në studentë që nuk pranojnë vaksinimin. Përveçse një levë dhunimi ekonomik për të imponuar aplikimin e detyruar të vaksinës, ky test nuk ka asnjë vlerë për pranimin e studentëve në auditor, se të dy grupet të vaksinuar, apo të vaksinuar janë njëlloj mbartës dhe transmetues, dhe në këtë transmetim nuk riskohen studentët e vaksinuar, por të pavaksinuarit. Pra është non sens mos pranimi i studenteve të pa vaksinuar pa test në auditor.



4. Problemi tjetër që kam ngritur prej kohësh është stimulimi monoklonal në vaksinime të përsëritura, që imponon imunizimi i përkohshëm, çfarë pasojash sjell në organizëm. Tashmë shihen se niveli anticorpal, pas vaksinimeve po kap 100 fishin e normës së imunizimit.

Të nderuar kolegë provaks dhe që e njihni imunologjinë më mirë se mua si kirurg, kush ju ka garantuar që nuk ka konfigurim të ngjashëm proteinik në indet e organizmit, me pasojë reaksione agresive autoimunitare, me pasoja serioze në organizmat e reja të cilëve po u këshilloni aplikimin e vaksinës, pa asnjë përfitim personal për shëndetin e tyre.

5. Kush nga ju të nderuar kolegë, përjashton mundësin e problematikave serioze në popullatat limfocitare të stimuluar prej antikorpeve monoklonalë. A ekziston risku i limfoblastomave.

6. Së fundi, në skemat terapeutike të këtij virusi janë imporkoruar si këtu ashtu edhe në botë kortizonikë, që dëshmon edhe për potencën autoimune të kësaj sëmundjeje, gjë që mbështetet dhe nga piku i saj javën e dytë, dhe jo javën e parë si në infeksionet virale me virulencë të lartë. Një pyetje naive për pseudoekspertët marionetë: A po riskoni duke nxitur me anë të vaksinave të përsëritura, sidomos me stimulim monoklonal, agresivizimin e reaksioneve autoimune?

TË NDERUAR KOLEGË DHE EKSPERTË LEJOJINI STUDENTËT NË VULLNETIN E TYRE TË LIRË TE VENDOSIN, OSE JO NË APLIKIMIN E VAKSINËS…, mos të krijojmë premisat e Sindromit të
Talidomidit që për 30 vite u konsiderua si preparat i zgjedhur i ndërprerjes së të vjellave të shtatzënisë, dhe vetëm pas 30 vitesh u vërtetua lidhja ndërmjet bebeve monstra pa gjymtyrë të prodhuara prej tij dhe vetë preparatit të konsideruar si preparat i shekullit.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas