Aktualitet

Jo vetëm Artan Shkëmbi/ Kush janë drejtuesit e policisë që kanë bashkëpunuar me krimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 01/10/20 |
mapo.al

Që nga Sokol Koçiu e deri te Dritan Zagani, drejtësia shqiptare ka gjykuar dosje të tilla si ajo e Artan Shkëmbit ndërsa prej vitesh policia është përfshirë në skandale korrupsioni por edhe dekonspirimi të operacioneve.


Në vitin 2001 në dosjen Kokaina në pranga ra ish-shefi i policisë gjyqësore, Sokol Koçiu, i cili u dënua me 12 vite heqje lirie pasi kishte bashkëpunuar me trafikantët kolumbianë.


11 vite më pas, sërish në cështje të trafikut të drogës u përfshi dhe një specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit. Nga sektori i përgjimeve, Anoril Cani, u transferua tek antidroga por shumë shpejt do të bashkëpunonte me trafikantët. Hetimi ndonëse i vështirë pasi Cani kish qenë më parë pjesë e përgjimeve konkludoi se ai bashkëpunoi në trafikimin e 27 kilogramëve heroinë.



Një tjetër ish drejtues i policisë ndonëse akuzoi publikisht lidhjet e ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, me të afërmit e tij që merreshin me trafik droge u dënua nga drejtësia shqiptare.


Pas dënimit të Dritan Zaganit me 4 vite heqje lirie, një seri ngjarjesh pasuan pas thënieve të tij se drejtuesit e policisë bashkëpunonin me trafikantët të afërm të ministrit. Prokuroria lëshoi urdhërarreste për ish drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çelën, si dhe atë të kufirit, Sokol Bode.


Në vitin 2015, kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari, u arrestua pasi akuzohej se kishte fshehur një urdhërarrest të mbërritur nga Belgjika. Ai ra në pranga nën akuzat e shpërdorimit të detyrës.

Në atë kohë dhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, dha dorëheqjen për këtë cështje por Bajraktari u rikthye në detyrë. Prokuroria pushoi çështjen ndaj tij duke e konsideruar si shkelje administrative dhe jo penale.

Ndryshe nga rastet e mëparshme hetimet e prokurorisë do të përfshinin dhe kupolën më të lartë të policisë së shtetit. Hyrja e pretenduar e një pajisjeje përgjuese në Shqipëri, IMSI catcher, u bë jo konform ligjit sipas akuzës. Për cështjen, në vitin 2016 shkalla e parë vendosi “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe kreun e forcave operacionale.

Por pas 10 ditësh, vendimet e shkallës së parë u prishën nga Apeli që rikthru në detyrë zyrtarët e policisë ndërsa hetimet ende nuk kanë konkluduar nëse në Shqipëri u fut apo jo pajisja përgjuese./A2/


Etiketa: , , , , , ,

Pas