Teknologji

Jo vetëm eBay! Provoni këto faqe alternative për shitblerjet online














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:53 - 30/05/18 |
mapo.al

Askush nuk mund ta mohojë fuqinë e eBay. Që nga viti 1995 kompani ka mbajtur vendin si një nga nga tregjet më të mëdha në botë.






Kompani ka kthyer mijëra të apasionuar në shitës potencial dhe ka lejuar mijëra ët tjerë të drejtojnë biznese fitimprurëse pa u lodhur fare që nga shtëpia.


Megjithatë, tregu i eBay ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit dhe ndryshimet e ndryshme të politikave kanë nxitur një eksod nga eBay, pasi shitësit kërkojnë tregje të tjera në internet të cilat janë më fitimprurëse.







Ku ka vullnet ka një mënyrë, dhe kjo rritje në nevojën për platforma të tjera ka prodhuar më shumë opsione nga sa ju mund të mendoni. Por cilat janë këto alternativa?




  1. Amazon

Dëshironi të dini saktësisht se çfarë do të merrni me Amazon që ju nuk keni pasur me eBay? Ja lista: Amazon është i ngjashëm me eBay në faktin se ata janë të dy rrjetet e mëdha me një gamë të gjerë produktesh. Por diferenca mes tyre është se ebay në thelb është një shtëpi ankandi, pasi nëse ju nuk e listoni produktin tuaj në “bli tani” njerëzit do të bëjnë përpjekje për të blerë dhe do t’ju duhet një javë vetëm për të shitur një artikull. Ndërkohë, Amazon është një organizim tradicional i shitjes me pakicë dhe shitjet janë të menjëhershme me një çmim fiks.



Në eBay iju duhet të paguani një shumë për listimin e produktit tuaj pavarësisht nëse shitet apo jo, përvec mbajtjes së një komisioni kur bëhet shitja. Ndërkohë, ju mund të listoni në Amazon falas, e cila është më e sigurt ju do të paguni komisionin vetëm nëse e shisni produktin.

  1. Etsy

Etsy është një platformë e cila përdoret më shumë për produktet handmade, vintage dhe unike. eBay shet produkte për masën ndërkohë që në etsy mund të tregtoni punimet tuaja dhe pse jo të bëheni të suksesshëm e ta ktheni pasionin tuaj në një biznes fitimprurës.

  1. Bonanza

Në Bonanza ashtu si edhe në ebay ju mund të shisni të gjitha produktet që dëshironi por në Bonanza sendet e veçanta dhe të jashtëzakonshme ecin më së miri. Ndryshimi që ka me eBay është se nuk të mban asnjë pagesë për listimin e produktit.

  1. Craigslist

Kini kujdes me mënyrën se si shisni, pasi transaksionet online mund të jenë pak të dyshimta këtu, dhe nëse merrni para të falsifikuara, atëherë kjo është në thelb humbja juaj. Pranimi i pagesave personalisht mund të jetë i mirë, por duhet të jeni të kujdesshëm (dhe të sigurt) kur vendosni se ku dhe si i takoni njerëzit.

  1. eBid

eBid është një tjetër treg i ngjashëm me eBay dhe Amazon në atë që është një platformë për të shitur pothuajse çdo gjë. Megjithatë, nuk është aq e njohur, kështu që do të shisni në një pishinë më të vogël blerësish.

  1. Niche-Specific Sites

Faqet e veçanta specifike të internetit janë tregje ku njerëzit shesin  vetëm një lloj produkti. Pra, në vend se tregjet më të mëdha të bazuara në kategori, si eBay apo Amazon, këto vende të grihë në një nga këto opsione dhe specializohen vetëm në atë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas