Kryesore

Ndalohen edhe pijet energjike dhe ato alkoolike për personat nën 18 vjeç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 25/10/18 |
mapo.al

Pas nismës për heqjen e kazinove dhe basteve, qeveria ka prezantuar në Kuvend një nismë për kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.






Erion Braçe tha nga foltorja e Kuvendit se do të kufizohet edhe reklamimi agresiv për këto produkte.


Sipas mazhorancës, kjo nismë do t’i bëjë mirë shëndetit të njerëzve dhe shëndetit të financave të tyre.







Deputeti i PS shpjegoi se ky projektligj “bllokues” i qeverisë, që vjen fill pas atij për ndalimin e kazinove dhe basteve, parashikon gjobë 10 mijë lekë për atë që do t’i shesin të miturve pije energjike.




“Kërkoj mbështetjen e kolegëve për të vendosur kufizime në tregtimin e dhe konsumimin e pijeve energjike për fëmijët deri në moshën 18-vjeç. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët. Kufizime të forta edhe për reklamën e këtyre kompanive agresive, drejtuar fëmijëve për të konsumuar pijet energjike me sheqer të shtuar”, deklaroi Braçe



Nga foltorja e Kuvendit, Braçe theksoi se do të parandalohen pasojat shëndetësore te të rinjtë dhe për më tepër do të vendoset edhe pro kufizimit të marketingut të këtyre pijeve.

“Pijet energjike, apo me gaz me sheqer të shtuar shkarkojnë dëme sa alkooli. Kombinimi me kokteje shkakton një dëm akoma më të madh në organizimin e fëmijëve. Konsumimi i këtyre pijeve shkakton; probleme në zemër, i bën nervozë, sjell çrregullime, ankth, marramendje, 51% e telefonatave nga urgjenca janë për fëmijët, sjell presion të lartë të gjakut, veçanërisht te moshat e reja, fëmijë dhe adoleshente. Të njëjtat kërcënime vijnë edhe  nga pijet energjike me sheqer të shtuar, shkaktojnë; obezitet, dëmtime te dhëmbët apo probleme të tjera”, shpjegoi ai.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas