Tuesday, December 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Jo vetëm më të varfërit. Tani jemi edhe më qesharakët në Europë

by mapo.al
14/11/2019
in Blog
0

Viti 2019! Pragu i 2020! Shteti shqiptar, gati 110 vjeçar, është një orkestër tërësisht e ç’akorduar. Ose një ndeshje futbolli ku luhet me disa topa, dhe secili shënon gola për hesap të vet.

S’ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë? Jo jo, është edhe më keq. Zgjedhjet e gjykatësve janë edhe më qesharake sesa kur zgjidhnim si të ndanim portat, kur ishim fëmijë e luanim me top llastiku. Kishte më seriozitet, edhe kur vendosnim se ishte penallti.

Në një listë prej 4 kandidatësh, parlamenti voton si gjykatës vendin 2 dhe 3. Meqë presidenti nuk e kishte dekretuar vendin 1, ai bëhej automatikisht. Presidenti vjen dhe dekreton vendin 4. Pastaj vendi 1 shkon dhe betohet si Gjykatëse Kushtetues tek noteri.

Pritet ta konfirmojë edhe administratori i njësisë bashkiake….

Në kuadër të kësaj rrumpalle, kryeprokurorja e vendit që kërkon një mandat të plotë tashmë, thotë publikisht se është e papolitizuar. Dhe si argument sjell se ka lëshuar urdhër arresti për Kajmakun e socialistëve të Vorës. Urdhër arresti u lëshua pasi Kajmakut nuk i kishte ngelur më pikë yndyre, pasi ishte denoncuar publikisht, ishte bërë lekcë. U lëshua pasi e shkarkoi KQZ dhe pasi e përzuari edhe PS, që e bëri gazin e botës.

Një betejë e tmerrshme mes politikanëve të korruptuar, për të kontrolluar drejtësinë, për ta përdorur si armë ndaj kundërshtarit apo si mburojë për veten.

Në vendin më të varfër e më të korruptuar të Europës, shteti dëshmon me zë dhe figurë, tani edhe me noter po deshët, se është një organizatë kriminale. Dhe BE duhet ta marrë seriozisht në konsideratë këtë fakt që ta njohë si arsye për tu dhënë azil politik shqiptarëve.

Po, kjo është një arsye edhe më e madhe sesa varfëria, për tia mbathur nga ky vend. Sepse kur je thjeshtë i varfër, ke shpresë se do të bëhesh më mirë. Ndërsa kur jeton nën një shtet si ky, nuk ke më asnjë fije shpresë.



Tags: Jo vetëm më të varfëritMentor KikiaTani jemi edhe më qesharakët në Europë

JU SUGJEROJME

Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Blog

Tre ndërhyrje radikale për të rikthyer në jetë demokracinë shqiptare

19/08/2022
SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti
Blog

SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti

05/07/2022
“Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj
Blog

“Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj

02/07/2022
Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja
Aktualitet

Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja

11/05/2022
Next Post
Betimi tek noteri i Arta Vorpsit, PD: Rama po zbaton parim nazist

Betimi tek noteri i Arta Vorpsit, PD: Rama po zbaton parim nazist

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In