Jemi mësuar që çdo verë bashkë me qindra mijëra pushues në Jugun e vendit, të shikojmë edhe një parakalim të madh mode, seksualiteti dhe luksi të shfrenuar, sidomos tek të rinjtë.
Po ashtu nuk mungojnë as rastet që flasin për çmime tepër të larta deri në absurditet të shërbimeve hoteliere, bar-restoranteve dhe të tjera, që shoqërojnë gjithmonë pushimet në rivierën e Jugut.
Por jo çdo gjë aty është e kripur, përveç detit Jon.
Ka edhe vende shumë interesante ku pushimet mund të behën me pak para dhe mjaft të këndshme, mjafton të dish.
Të tillë janë edhe kampinget me çadra, sidomos ato të Jalit, ku paralel me lokalet dhe hotelet luksoze dhe çmendurisht të shtrenjta, janë edhe këto vende ku qindra të rinj pushojnë mjaft komod dhe të kënaqur.
Në kampinget e tendave të krijuara prej vitesh nga organizata të ndryshme, jo vetëm që pushimet kalojnë mjaft bukur dhe kënshëm, por aty shpenzohet pak dhe jetohet komod dhe me harmoni me të tjetë bashkëmoshatë.
Tani edhe këto lloj pushimesh janë kthyer në modë për shumë të rinj dhe jo vetëm, që sidoqoftë i marrin dhe i shijojnë pa fund bukuritë e Jugut dhe të mirat e Jonit.
“Kampi i tretë dhe i vërtetë mikpret qindra të rinj dhe të reja energjikë që duan t’i ndryshojnë fytyrën Shqipërisë turistike. Smile Albania gati për në Jal. 🏕🔥🌊🌠 #Smile #JalKamp #EcoVolis“,– është njëri prej statuseve në rrjete sociale që fton të rinjtë të frekuentojnë këtë vend-pushim në Jal./E.K./Mapo.al/