Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj jemi mësuar ta shohim teksa artikulon vendosmëri për realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Ndërsa sot nën petkun e kandidates për deputete të Partisë Socialiste tek Njësia 7 në Tiranë, ministrja ka përveshur mëngët dhe i ka hyrë fort një loje volejbolli me dy ekipe të gjinive të ndryshme nga FRESSH 7.
Etilda Gjonaj, siç e ka pohuar edhe vetë në disa intervista të fundit, është krejtësisht e angazhuar mes roleve të saj si personi kyç i Reformës në Drejtësi, si kandidate mjaft aktive e PS në listën e Tiranës si edhe si nënë e dedikuar e një djali 10-vjeçar me emër Itien.
Ministrja simpatike Gjonaj nuk e ka fshehur ngazëllimin e fitores në parketin e vollejbollit, ndërkohë që ka zbarkuar plotësisht në Njësinë 7 duke organizuar punën për fitoren ndoshta më të rëndësishme të karrierës së saj politike, atë të zgjedhjeve të përgjithshme të datës 25 Prill.