Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Jo, zonja Merkel

by mapo.al
29/10/2019
in Bota, Kryesore
0

Një dramë politike po luhet në Gjermani. CDU e Angela Merkel ka humbur thellë në landin e Thyringenit, duke dalë forcë e tretë politike. Pas tre dekadash, CDU ka humbur në bastionin e saj, duke dalë pas AfD-së ekstremiste. Të parët janë renditur Të Majtët, partia e dalë nga komunistët e Gjermanisë Lindore. Kritika të forta kanë nisur brenda CDU, kritika që mund të kërcënojnë pozicionin e kancelares Merkel. Ndërkohë gazeta BILD ka kritikuar ashpër CDU për faktin se jo vetëm po imitojnë çdo program politik majtas e djathtas, por tashmë thonë se duan të bëjnë koalicion në Thyringen me Bode Ramelow nga Të Majtët. Sipas gazetës, Merkel rrezikon të shkatërrojë përfundimisht partinë

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Është një spektakël i frikshëm ai që po vë në skenë CDU. Thuajse saktësisht 30 vjet pas rënies së Murit, partia është gati të tradhtojë një prej vlerave të fundit të shenjta që i kanë mbetur- duke folur për një aleancë me Partinë e Majtë në Thyringi.

Është mjaftueshëm e rëndë që shefi i CDU në këtë land, Mike Mohring thotë se po shqyrton seriozisht diskutimet me Bodo Ramelow pas një humbje historike në zgjedhje, ai i kishte përjashtuar ato përpara zgjedhjeve, kështu që po mashtron edhe ata pak votues që i kanë mbetur. Por më e rëndë është se si kanë reaguar kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer. Ato thjesht e kanë lejuar Mohring që të vazhdojë- dhe kështu kanë shkuar së bashku në themelin e identitetit të partisë së ribashkimit.

Po, Bodo Ramelow është një person i këndshëm dhe nuk është aq i verbër politikisht sa të tjerët në partinë e tij. Por nuk mund ta konsideroni Ramelow në mënyrë të pavarur nga Partia e Majtë. Bëhet fjalë për partinë që NUK dëshiron akoma ta etiketojë Gjermaninë komuniste si një shtet të padrejtë, një parti ku kuadrot e vjetër të komunizmit bëjnë një jetë të rehatshme- dhe që bën pakte me diktatorë brutalë si Nicolas Maduro në Venezuelë dhe dërgon delegacione tek Kasapi i Sirisë, Assad.

Për një CDU, që nuk dëshiron të jetë plotësisht e pabesueshme dhe arbitrare, ka vetëm një përgjigje për ftesat për një koalicion me Të Majtët: JO!

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak e kishte bërë të qartë këtë përgjigje natën e zgjedhjeve të së dielës.

Por kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, nga ana tjetër, foli në konferencën për shtyp për diçka që nuk mund të shpjegohet: Mohring lejohet të nisë diskutimet me Ramelow, edhe pse kundër këtij bashkëpunimi ka një vendim partie.

Si ju lutem?!

AKK dhe Merkel mesa duket besojnë se me këtë taktikë qesharake, votuesit nuk do e kuptojnë se çfarë po luhet realisht këtu. Nëse CDU bën kaolicion me Të Majtën në Thyringi, partia do të shembej përtokë në mbarë vendin. Ky do ishte fundi i saj si një parti popullore.

Tags: Angela Merkelbilde majtaGjermanikoalicionetzgjedhjet

JU SUGJEROJME

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
Bota

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë

20/05/2022
Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
Bota

Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur

20/05/2022
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
Bota

Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë

20/05/2022
Next Post
Foto/ Drogë, municion dhe kafka, policia godet grupin me 31 anëtarë

Foto/ Drogë, municion dhe kafka, policia godet grupin me 31 anëtarë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Modelja shqiptare bëhet nënë
  • Agron Llakaj vë në siklet Donald Veshaj
  • Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
  • Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
  • Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In