Aktualitet

“Joe, ti e di që fitova”: Si është e vërteta e letrës së Donald Trump














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 22/01/21 |
mapo.al

Një fotografi e një letre nga ish-presidenti Donald Trump për Joe Biden po qarkullon me shpejtësi në internet.





Në letrën e supozuar shkruhet:


“Joe, ti e di që unë fitova.”





Mijëra përdorues të Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale besojnë se letra është e vërtetë, por në fakt, ajo është krijuar përmes editimeve dhe redaktimit të imazheve.



Vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me shembujt e mëparshëm të dërguar nga Shtëpia e Bardhë e Trump.


Letrat nga Trump drejtuar Kim Jong Un, të Koresë së Veriut në 2018-ën dhe presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan në 2019-ën  kishin një kreshtë ari në krye të letrës, ndërsa letra e rremë ka një vulë me ngjyrë që përputhet me një rezultat të kërkimit në Wikipedia për “Vula e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

‘Joe, ti e di që fitova’: Si është e vërteta

Kjo letër gjithashtu ka një adresë në fund, ndryshe nga letrat e mëparshme dërguar nga ish-presidenti.

Sidoqoftë, Donald Trump ka lënë një letër për Biden, por ajo nuk është bërë publike.

Trump mori pjesë në traditën presidenciale të lënies së një letre për pasardhësin, por përmbajtja nuk është zbuluar. Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar, ditën e inagurimit të tij, se “presidenti shkori një letër shumë bujare”, por “ishte shumë private”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas