Sport

“Jo,faleminderit”, zbulohet oferta e Juventusit që refuzoi Guardiola






               Publikuar në : 22:45 - 12/06/19 |
mapo.al

Pep Guardiola dhe Juventusi. Një histori dashurie që do të mbetet platonike, të paktën edhe këtë vit… Motivi? i lidhur me kontratën që spanjolli dëshiron të respektojë me Manchester City (deri në vitin 2021) por sidomos edhe faktin se tekniku, që ndodhet me pushime, nuk vendos vetëm paratë në rradhë të parë.


Eshtë trajneri më i paguar në botë, por veç kësaj, ka edhe një pakt me sheikët, që nuk dëshiron të prishë, jo të paktën deri kur të vijë një vendim përfundimtar i UEFA-s dhe të aplikohet dënimi i Manchester City.

Atëherë? Sipas Eurosport, Agnelli, pas Allegrit, pikërisht Pep kishte dëshirën kryesore dhe objektivin numër “1”, por oferta e tij prej 20 mln eurosh në sezon u refuzua nga spanjolli me një “jo, faleminderit!”.

Madje, thuhet dhe se refuzimi ka ardhur që pas fitimit të titullit në Premier League, por Juventusi ka mbajtur fshehur gjithçka dhe ka vazhduar më pas të merret me Maurizio Sarrin./TS/


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas