Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Joga: Kundër stresit, dhimbjeve të kokës e trupit, përfitimet

by mapo.al
18/01/2022
in KMR
0
Women practicing yoga in a class

Women practicing yoga in a class

Përveç përfitimeve fizike, një nga përfitimet më të mira të Jogës është se ndihmon personin që të menaxhojë stresin, lehtëson dhimbjet kronike, qetëson mendjen, rrit përqendrimin, ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve fizike

Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritishtja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes. Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Jogës në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje.



Qëllimi

Qëllimi i Jogës është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Jogës, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskritisht), të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit.

Përfitimet fizike

Teknikat e relaksimit, të cilat janë pjesë e praktikimit të Jogës mund të lehtësojnë dhimbjet kronike, si: dhimbja e shpinës, artriti, dhimbjet e kokës, si dhe sindromën “Tuneli Carpal”. Gjithashtu, Joga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit. Përfitimet e tjera fizike përfshijnë; elasticitet më të mirë, tonifikim të muskujve dhe rritje të masës muskulore, përmirësim të frymëmarrjes, energjive dhe vitalitetit, ruajtje të balancës metabolike, rënie në peshë, përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular, përmirësim të performancës fizike/atletike, mbrojtje nga dëmtimet fizike.

Përfitimet mendore

Përveç përfitimeve fizike, një nga përfitimet më të mira të Jogës është se ndihmon personin që të menaxhojë stresin, i cili ka pasoja të dëmshme për trupin dhe mendjen. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra, duke përfshirë dhimbje të shpinës ose të qafës, probleme të gjumit, dhimbje koke, abuzime me drogën dhe një paaftësi për t’u përqendruar. Joga mund të jetë shumë efektive në zhvillimin e aftësive përballuese dhe në arritjen e realizimit të një këndvështrimi më pozitiv të jetës. Përfshirja në Joga e meditimit dhe ushtrimeve të frymëmarrjeve mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies mendore të individit. Praktikimi në mënyrë të rregullt i Jogës krijon qartësi mendore dhe qetësi, rrit vetëdijen ndaj trupit, lehtëson dhimbjet kronike, qetëson mendjen, rrit përqendrimin, ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve fizike dhe mundëson parandalimin nëpërmjet veprimeve paraprake. Ndaj shtrohen tetë arsye përse duhet të praktikoni Jogën, duke nisur që me reduktimin e stresit dhe përmirësimin e humorit. Disa metoda të Jogës përdorin teknika medituese specifike, të cilat fokusojnë mendjen në frymëmarrjen tuaj për të qetësuar “bisedën mendore” që është konstante, lehtëson stresin dhe iu relakson. Praktikimi i këtyre teknikave të frymëmarrjes në seanca të zgjatura mund të rrisin nivelin e oksigjenit në tru, duke iu dhënë ndjesinë e të qenit të lumtur dhe më të kënaqur me jetën tuaj.

Përmirëson vetëbesimin – Përveç rritjes dhe konsolidimit të vlerave shpirtërore, meditimi përmirëson vetëbesimin. Ky proces shtensionon mendjen tuaj duke ju dhënë më shumë vetëbesim për trupin tuaj. Në mungesë të ankthit, ju mund të vendosni një marrëdhënie të brendshme me veten. Kjo më pas reflektohet në perceptimin që keni për të tjerët dhe përmirëson marrëdhëniet me ta duke rritur dhembshurinë dhe vetëdijen.

Minimizon mundësitë për dëmtime –Ushtrime si vrapi janë një seri lëvizjesh të forcuara dhe të shpejta, që do të thotë se organizmi sforcohet në maksimum dhe ekziston një rrezik i lartë për dëmtim dhe tension të lartë muskulor. Shpesh, aktivitetet e sforcuara shpien në disbalanca të grupeve të muskujve të kundërta me njëra-tjetrën, ndërsa Joga përqendrohet në balancimin e tyre.

Ndihmon rënien në peshë – Të qenit mbipeshë është një shenjë që tregon se ka mungesë balance në përditshmërinë tuaj, dhe një nga ndikuesit kryesor të saj është stresi i tepërt. Praktikimi i Jogës ju mundëson që të fitoni një ndjeshmëri më të thellë, të relaksoni trupin dhe mendjen tuaj, ndihmon në largimin e stresit dhe mundëson rënien në peshë në mënyrë natyrale.

Rrit elasticitetin- Shpesh njerëzit thonë se nuk janë mjaftueshëm elastikë për të bërë Joga. Në fakt, nuk është e rëndësishme se sa të tonifikuar janë muskujt tuaj, pasi kryerja e pozave (asana) të Jogës mundëson tërheqjen e muskujve në mënyrë të sigurt dhe ndihmon praktikimin e tyre në vazhdimësi. Gjithashtu, Joga bën të mundur tërheqjen e muskujve të imët të trupit, si ligamentet, duke rritur gamën e gjerë të lëvizjeve të ligamenteve dhe lëvizje më të lirshme të muskujve të trupit.

Përmirëson tonifikimin dhe fuqizimin e muskujve – Një pjesë e mirë të pozave të Jogës asana, siç mund të jenë pozicionet “Downward dog” dhe “upperward dog”, kanë efekt në forcimin e pjesës së sipërme të trupit, ndërsa pozicioni “plank” përqendron muskujt kryesorë të trupit. Pozat e qëndrimit në këmbë forcojnë muskujt e sipërm të këmbëve dhe të fundshpinës. Në përgjithësi, çdo pozë forcon një zonë të trupit nëse praktikimi i saj bëhet ashtu siç duhet, pa sforcuar grupe muskujsh specifikë.

Përmirëson frymëmarrjen dhe presionin e gjakut – Nëse praktikoni Joga në mënyrë të vazhdueshme, kapacitetet e mushkërive tuaj do të rriten si rezultat i procesit të frymëmarrjes së thellë. Kjo do të ketë një efekt pozitiv në praktikimin e sporteve të tjera, duke rritur staminën dhe rezistencën e trupit tuaj. Gjithashtu, meditimi dhe praktikimi i një forme më të qetë të Jogës ngadalëson rrahjet e zemrës, e cila ul presionin e gjakut duke përmirësuar sistemin imunitar dhe uljen e kolesterolit në gjak.

Përmirëson qëndrimin drejt të trupit – Duke praktikuar Joga, ju mbani një peshë trupore optimale, bëheni më elastikë dhe përmirësoni muskujt duke i tonifikuar dhe fuqizuar. Me kalimin e kohës, do të vini re që pozicioni i trupit tuaj drejt do të përmirësohet. Muskujt e barkut dhe të shpinës mund ta mbajnë plotësisht peshën tuaj trupore, dhe ju do të jeni në gjendje të qëndroni drejt, ulur ose në këmbë, duke parandaluar kërrusjen, dhimbjet në shpinë ose pjesë të tjera të trupit.

JU SUGJEROJME

Këto ushqime ju ndihmojnë të flini rehat
KMR

Femrat duhet të flenë më gjatë, përdorin trurin më shumë se meshkujt

22/01/2022
Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj
KMR

Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj

19/01/2022
Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës
KMR

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës

18/01/2022
Njihuni me 10 pikturat më të famshme të të gjitha kohërave
KMR

Njihuni me 10 pikturat më të famshme të të gjitha kohërave

16/01/2022
Next Post
Pse kaq shumë njerëz inteligjentë janë aq të palumtur

Pse kaq shumë njerëz inteligjentë janë aq të palumtur

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In