ShowBizz

Johnny Depp tregon arsyet se përse s’i trembet vdekjes






               Publikuar në : 16:46 - 11/06/19 |
mapo.al

Aktori i njohur Johnny Depp nuk i trembet vdekjes, pasi kjo e fundit e bën që ta vlerësojë akoma edhe më shumë jetën. Ai është shprehur gjerësisht në lidhje me këtë subjekt për shkak të rolit të tij në filmin e ri “Mirupafshim profesor”, i cili do të prezantohet në 20 qershor në Festivalin e Zyrihut.


“Protagonisti Richard bën të pamundurën që çdo moment të ketë rëndësi dhe nuk e humbet kohën nga gjërat e rëndësishme. Reflektova rreth vdekjes dhe kuptova se në jetë çdokush duhet ta provojë se paku një herë prindërimin.

Për mua të qenit baba është eksperienca më e thellë dhe më me shumë kuptim nga të gjitha. Kjo pasi vazhdon të jetojë pas teje një dashuri pa kushte dhe kjo më bën që të mos më trembë asgjë”– tha Johnny Depp.

 


Etiketa:

Pas