fbpx

Aktualitet

Johnson: BE të reagojë ndaj propozimeve për Brexit





               Publikuar në : 08:30 - 07/10/19 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot se i takon Bashkimit Europian të reagojë ndaj kërkesave të Britanisë së Madhe pas propozimeve të tij për të ndryshuar marrëveshjen për largimin e vendit nga unioni.


“Nëse do të bëjmë një marrëveshje, ne kemi nevojë që BE-ja të bashkohet me ne atje, duke treguar gatishmërinë për të bërë një marrëveshje që parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mund të mbështesë”, tha Johnson.



Zyrtarët e lartë të BE-së kanë hedhur poshtë propozimet e Johnson duke i kërkuar atij të japë disa sqarime lidhur me përgatitjet për kufirin me Irlandën pas-Brexitit si një ndër pikat kryesore.


Sipas Johnson votuesit britanikë duan ta përshpejtojnë Brexit.

“Kështu që unë u them miqve tanë europianë: shfrytëzoni mundësinë që ofron propozimi ynë i ri, duke i kërkuar Brukselit të bashkohet me Londrën në tryezën e bisedimeve në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi”, deklaroi Johnson.

“Ne mund ta arrijmë këtë përmes një marrëveshjeje nëse BE-ja është e gatshme”, tha Johnson, duke këmbëngulur që Britania e Madhe do të largohet nga unioni, me ose pa një marrëveshje, më 31 tetor. /ATSH/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas