Aktualitet

Johnson: Jemi në një pikë kthese të rrezikshme







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 22/09/20 |
mapo.al

Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme”, tha kryeministri Boris Johnson, derisa shpalosi një sërë kufizimesh të reja kundër koronavirusit në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.


Me rregullat e reja, punonjësit e dyqaneve do të duhet të veshin maska, ndërsa dasmat do të kufizohen në një maksimum prej 15 njerëzish.


Gjobat për moszbatimin e ligjeve për tubime dhe maska do të jenë 200 funta për shkeljen e parë.



Johnson paralajmëroi se mund të ketë edhe “kufizime dukshëm më të mëdha” nëse është e nevojshme.


Ai tha se pas takimit që ka zhvilluar të martën me udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, “hapa të ngjashëm” do të merren në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.


“E kemi ditur gjithmonë se, edhe pse mund ta kemi shtyrë virusin të tërhiqet, perspektiva e një vale të dytë është reale. Më vjen keq ta them që – sikurse në Spanjë, Francë dhe shumë vende të tjera – ne kemi arritur në një pikë kthese të rrezikshme”, tha Johnson.

Johnson po ashtu i tha Parlamentit britanik se do t’i sigurojë policisë dhe autoriteteve lokale fonde shtesë për të zbatuar rregulloret.

Johnson tha se rregullat e reja “janë gjykuar me kujdes”, për të arritur uljen maksimale të numrit R – i cili mat shpejtësinë me të cilën përhapet virusi – dhe për të mos shkaktuar dëme të mëdha në jetët e njerëzve.

Ai tha se kjo nuk është “në asnjë mënyrë kthim në izolimin e plotë të marsit”.

Bizneset, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në total mbi 401,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 41,000 viktima.

Numri i rasteve të reja ka qenë në rritje në javët e fundit, ashtu si edhe gjetkë në Evropë./REL/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas