Aktualitet

Johnson për marrëveshjen me BE: Tashmë, tregti si Mbretëri e Bashkuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 24/12/20 |
mapo.al

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mbajtur një konferencë për mediat pas arritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Europian. Johnson është shprehur se tashmë vendi do to të ketë mundësi që të bëjë tregti të lirë si një Mbretëri e Bashkuar-Angli, Skoci, Irlanda Veriore dhe Uellsi të gjithë bashkë.



Po ashtu, kryeministri britanik tha se se refuzoi që ta zgjaste periudhën e tranzicionit prej pandemisë së Covid-19, pasi nuk donte që të shtonte pasigurinë në vend.


Pjese nga fjala e Johnson: “Ne kemi arritur marrëveshjen më të madhe tregtare ndonjëherë me vlerë 166 miliardë funte në vit, një marrëveshje gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë të stilit Kanada me BE.



Marrëveshja do të mbrojë vendet e punës, do të lejojë që mallrat në Britaninë e Madhe të shiten pa tarifa dhe kuota në tregun e BE, të lejojë ndërmarrjet të bëjnë edhe më shumë biznes me Evropën. Megjithatë arrin të rimarrë kontrollin e ligjeve dhe fatit tonë. Nga 1 janari, ne jemi jashtë unionit doganor dhe tregut të vetëm.



Lexo edhe :  Islami: Sulmet e Ramës ndaj BE, me pasoja për shqiptarët, rrezikohen vizat

Ligjet britanike do të bëhen vetëm nga parlamenti britanik, i interpretuar nga gjykatësit britanikë të ulur në gjykatat e MB dhe juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.”


LEXO EDHE:

Arrihet marrëveshja tregtare pas Brexitit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas