Aktualitet

Johnson rikthehet në detyrë pas 22 ditësh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 27/04/20 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson është rikthyer sot në detyrë pas 22 ditësh në trajtim si pasojë e koronavirusit të ri.






Johnson u kthye dje në mbrëmje në kryeministri ndërsa sot do të kryesojë një takim të Këshillit të Ministrave i cili do të mbahet përmes video-konferencës.


Po ashtu, është paraparë që Johnson të marrë pjesë edhe në konferencën ditore për media.







Ndërkohë Johnson këtë javë pritet të njoftojë planet në lidhje me lehtësimin e masave kufizuese.




Një ndihmës i kryeministrit britanik ka theksuar se kryeministri Johnson mund të zbusë masat.



Ai ka deklaruar se 7 maji është dita kur qeveria do të duhet t’i shqyrtojë ligjërisht masat e karantinimit.

“Megjithatë, Boris mund ta bëjë këtë nëse dëshiron të ndryshojë kufizimet më herët ose të paktën të njoftojë diçka përpara kësaj. Shprehja ‘ndërprerje e karantinës’, është e gabuar. Shprehja ‘ndryshim i karantinës’ do të jetë më e saktë”, ka theksuar ndihmësi i kryeministrit britanik.

Më 23 mars u ndërmorën kufizime për daljen e qytetarëve, ndërsa u mbyllën të gjitha bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, rezultoi pozitiv në COVID-19 më 27 mars.

Ai u shtrua në spital më 5 prill, pas vazhdimit të simptomave dhe përkeqësimit të gjendjes, ndërsa një ditë më pas u vendos në kujdes intensiv.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas