Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj kanë konfirmuar së fundmi lidhjen e tyre të dashurisë.
Veshaj ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet krah Jonidës. Ata shihen duke parë njëri-tjetrin në sy, tejet të buzëqeshur. “Mision i mundur”-ka shkruar aktori i humorit krahas fotos.
Nga ana tjetër, Jonida ka publikuar disa video, ku duket së bashku me partnerin e saj. “Ne jemi në promovimin e parfumit tek Joni Peçi. Ne dolëm, ka edhe disa të tjerë që kemi përballë, por që nuk duan të dalin”-dëgjohet Jonida të thotë në njërën video.
Këngëtarja i drejtohet me siguri Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët, sikurse Jonida e Romeo, janë përfolur së tepërmi për një lidhje dashurie.