ShowBiz

Jonida flet për sipërmarrjen me Arminën: Vetë zot, vetë shkop!






               Publikuar në : 10:57 - 11/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur së fundmi për sipërmarrjen e përbashkët me Armina Mevlanin. E ftuar në emisionin “Treshat”, Jonida ka treguar se nuk është e lehtë të menaxhohet një dyqan veshjesh nga dy persona me individualitete dhe shije të ndryshme. E megjithatë, këngëtarja nuk mohoi benefitet që vijnë nga menaxhimi i përbashkët.


“E sinqertë…Tani kot si thonë asaj fjalës, vetë zot vetë shkop! Megjithatë bashkëpunimi të lehtëson shumë, sepse deri diku më lë të merrem me këngët, me pasionet, me dashurinë e jetës”-është shprehur Jonida Maliqi, duke lënë të kuptohet se ka patur edhe konflikte midis dy vajzave.

Risjellim në vëmendje se pikërisht në “Treshat”, Jonida Maliqi u shfaq publikisht për herë të parë me partnerin e saj të ri, Romeo Veshajn, i cili është moderator i emisionit së bashku me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas