Aktualitet

Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 26/03/21 |
mapo.al

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Jonida Maliqi, është sot vajza e ditëlindjes dhe po feston siç i ka hije.





Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau me ndjekësit disa poza ku tregoi se kishte udhëtuar drejt Turqisë për ta festuar këtë ditëlindje. Jonida u shfaq në krye të tavolinës duke shijuar ushqimin, teksa priti urimet e të gjithëve.


 





View this post on Instagram

 



A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)


Për të gjithë ju që u bëtë kuriozë, Jonida ka lindur më 26 Mars të vitit 1983 dhe sot mbush 38 vjeç! E besoni dot?

Këngëtarja s’e tregon fare moshën që ka dhe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj, teksa ruan ende freskinë e kësaj moshe.

Miq e kolegë të shumtë kanë vërshuar sot në mesazhe e komente urimi për këngëtaren, për t’ia bërë akoma më të lumtur këtë ditë speciale.

Në InstaStory, Jonida ndau edhe një foto ku tregonte karakteristikat e të lindurve në datën 26 të muajit Mars.

“26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije.”- shkruhej në foto.

Duket se Jonida po e shijon në maksimum ditën e saj!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas