Aktualitet

Jonida Maliqi reagon për ndarjen nga Romeo dhe lidhjen me Aleksia Peleshin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 27/02/21 |
mapo.al

Vetëm pak javë më parë u mësua se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin. Sapo ky lajm u bë publik, u mësua se aktori i humrit kishte ndarë si fillim rrugët me Jonida Maliqin që në nëntor të vitit të shkuar. “Prive” mësoi se Romeo dhe Jonida ishin ndarë bashkë paqësisht dhe kjo vërtetohej lehtësisht edhe nga adresat e tyre në Instagram, në të cilat ndiqen ende.





Ndërkohë, Jonida Maliqi ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Romeon. Në një intervistë për “Prive” ajo është shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës.


“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.





Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:



I uroj jetë të lumtur çiftit!”.


Kujtojmë se së fundmi “iconstyle.al” ka mësuar se Aleksia dhe Romeo e kanë çuar lidhjene  tyre në një tjetër nivel. Dyshja kanë nisur të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për ta forcuar akoma më shumë këtë marrëdhënie.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas