Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur së fundmi për planet e t’u bërit sërish nënë. Në një intervistë për “Revista Class”, Maliqi ka lënë të kuptohet se nuk e mendon aspak për t’u bërë nënë për të dytën herë.
“Jo, Dani nuk ka përse të më kërkojë një motër ose vëlla, është qendra e vëmendjes. Mesa duket, ndihet i lumtur kështu”- është shprehur Jonida, duke iu referuar djalit.
Risjellim në vëmendje se këngëtarja po përjeton prej kohësh një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj.