ShowBiz

Jonida s’është e vetmja, ja kush tjetër s’ka marrë lekët nga RTSH






               Publikuar në : 11:57 - 12/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja Jonida Maliqi nuk është e vetmja që s’ka marrë paratë që i takojnë nga Radio Telvizioni Shqiptar. Edhe këngëtarja Lindita Halimi ka deklaruar se nuk ka marrë paratë për këngën fituese nga RTSH. Dikur iu përgjigjur pyetjes së njërit ndjekës në “Insta Story”, Lindita është shprehur se nuk e di nëse do të rikthehet ndonjëherë në festivalet shqiptare sepse ende nuk ka marrë lekët nga RTSH.


Risjellim në vëmendje se Jonida Maliqi tha para pak ditësh në emisionin “Treshat” se do t’i japë kohë Radio Televizionit Shqiptar. “Nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”-u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ç’ka i takon.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas