ShowBizz

Jonida Vokshi flet për shtatzëninë dhe emrin e vajzës









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 01/06/20 |
mapo.al

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Teksa duhet edhe shumë pak kohë që vajza e tyre të vijë në jetë, Jonida ka rrëfyer disa prej të pathënave dhe emocioneve të pritjes së ëmbël.



Në një intervistë për Revistën Who, ajo është shprehur se ditët e fundit është bërë e paduruar për ta parë dhe për ta mbajtur në duar të bijën.





E pyetur nëse ishte një shtatzëni e dëshiruar apo rastësi, ajo u shpreh:



“Një shtatzëni mes të dëshiruarës dhe rastësisë. Unë dhe Besniku e kishim menduar që shpejt të vinte dhe momenti për t’u bërë prindër, se të dy vdesim për fëmijë, por erdhi edhe më shpejt nga ç’e prisnim (qesh), nuk priti planet tona.”


Ndërsa për sa i përket emrit të vajzës, Jonida është shprehur se e kanë gjetur shumë herët.

“Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet”, – shpreh ajo.

Ndërsa për planet për fëmijë të tjerë, Jonida ka thënë se numri ideal do të ishte tre.

2


Etiketa: ,

Pas