Aktorja Jonida Vokshi tregoi në një intervistë për “Top Albania Radio” disa “sekrete” nga xhirimet e serialit H.O.T.
“Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin”, ka thënë ajo.
Ndërsa rrëfeu edhe një moment mjaft të vështirë dhe ku, sipas saj, kishte hyrë totalisht në skenarin e serialit.
“Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.”, vijoi më tej. /Mapo.al