ShowBizz

Jonida Vokshi tregon se kujt i ngjan më shumë e bija








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:36 - 23/08/20 |
mapo.al

Në një intervsitë për Revistën Who, moderatorja Jonida Vokshi foli për mënyrën si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes së vajzës. Ajo rrëfeu se është rikthyer në punë dhe se shumë shpejt do të rikthehet edhe në ekran, edhe pse nuk specifikoi se ku.



“Unë punës dhe rutinës sime iu riktheva shumë shpejt pas lindjes. Kjo falë gjendjes sime të mirë, fizike dhe psikologjike, pasi e rimora veten tepër shpejt, por dhe ndihmës së mamit me gocën. Emi përveçse ma ka zbukuruar dhe lumturuar jetën, më ka dhënë edhe një dëshirë dhe forcë akoma më të madhe që të punoj fort profesionalisht, kështu që në ekran, kinema apo diku tjetër nuk jua them dot, por do jetë së shpejti”, është shprehur Jonida.


Aktorja nuk ka ndarë ende një foto të Emit dhe të gjithë janë kuriozë të dinë se kujt i ngjan më shumë, Jonidës apo Besnikut. Këtë kureshtje na i shoi vetë Jonida.




“Eh, pyetje 1 milion dollarëshe kjo. Unë mendoj që më ngjan mua, Besniku thotë që është kopja e tij, kështu që ju lutem mos vini gishtin në plagë… Përtej shakasë, Emi është ende shumë e vogël dhe po ndryshon përditë, ndaj është herët për ta përcaktuar kujt i ngjason më shumë.”



Ndërsa për sa u përket planeve për fëmijë të tjerë, ajo ka thënë se dëshiron shumë që Emi të ketë një motër, pasi edhe ajo vetë ia ka ndjerë mungesën një motre. Megjithatë, ka shtuar se do të ketë edhe një djalë.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas