Sport

Jonuz mendon largimin: Nëse duhet, iki nga Vllaznia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 04/11/19 |
mapo.al

Humbja 1-0 ndaj Bylis ka lëkundur jo pak pozitat e Mirsad Jonuz në pankinën e Vllaznisë.





Tekniku maqedonas ka marrë përsipër ecurinë negative të shkodranëve në këtë sezon dhe në deklaratën për media pas ndeshjes është shprehur se është gati për tu larguar.


Në pjesën e dytë e ndryshova lojën. Rifreskova skuadrën. Kishim më shumë shanse. Kemi probleme në goditjet, krijimin, ku vuajmë finalizimin. Në ndeshjen ndaj Tiranës rikthehet Ramadani, Gurishta dhe Hygor. Grigorov është i pamundur për të luajtur. Nesër do të shikojmë gjendjen dhe ndaj Tiranës do të vendosim të fusim 11 lojtarë që japin maksimumin. Këto janë lojtarët me të cilët do të luaj deri në dhjetor.




“Në merkaton e janarit do të shikojmë për përforcime. Mendoj se nuk është problemi fizik për gjendjen e Vllaznisë. Ndoshta problemi është taktik. Dhe në fund, tifozët, unë dhe lojtarët presin shumë më tepër. Por, ky kampionat është i gjatë. Nëse jam unë problemi, largohem. Kam një presion shumë të madh. Lojtarët më thonin se çfarë është kjo taktikë, kjo mënyrë lojë. Nëse jam unë problemi largohem. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin, por nëse duhet të largohem, do largohem,” u shpreh Mirsad Jonuz.


1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas