Tekstshkruesi Jorgo Papingji është shtruar aktualisht në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga këngëtari Devis Xherahu, i cili, gjatë përmendjes të komponentëve të këngës në programin “Zonë e Lirë”, ka bërë me dije se Papingji ndodhet momentalisht në spital për shkak të një problemi me aparatin tretës.
Këngëtari ka treguar më tej se bashkëshortja e tekstshkruesit i ka thënë se 77-vjeçari pritet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.