Aktualitet

Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës dhe publikon shkresën për vlerën e rindërtimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 12/05/20 |
mapo.al

Nga Jorida Tabaku


Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.


I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.


Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.


Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Per 7 vjet me radhe, RAMAVIRUSI e ka gerryer ekonomine, shendetesine, dhe mireqenien e shqipatareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep doren e fundit duke nxjerre ldeshtimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situaten



Pas