Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë. Tabaku thotë se borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 miliardë lekë.
“Qeveria manipulon dhe fsheh borxhin real nderkohe qe raporti i KLSH tregon qartas rritjen e borxhit te qeverise dhe planet e saj per ta rritur edhe më tej këtë borxh në investime të çartura në infrastrukturë”, thotë Tabaku.
Në një postim në Facebook, Tabaku ve theksin tek rezultatet e kësaj politike të paprinciptë dhe shkatërrimtare, sipas saj, për ekonominë që do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për xhepat e shqiptarëve.
“Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë”, thekson ish-deputetja e PD.