Saturday, April 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Jorida Tabaku reagon për protestën: Mbeti e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, kryeministri është po ai

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një reagim për protestën e djeshme, thotë se “dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta”

by us er1
08/07/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një reagim për protestën e djeshme, thotë se “dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta”.

Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin së sërish protesta pati mesazhe ndasie, ndërkohë që ajo është akuzuar për mungesën e saj. “Unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës”, thekson Tabaku.



“Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo,  Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re.  Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë.  Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar”, shkruan Tabaku.

Shënimi i plotë i Jorida Tabakut:

Do shkosh në protestë s’do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që mu bë pareshtur dje. A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun. “Në fakt për këtë bëhet!”, thoshin miqtë e mi.

Po unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës.

Tani që jemi tek të tjerat dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta. Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjuar nuk mbeti më shumë se sa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013. Madje më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm.

Mbeti po ashtu e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, njësoj si pas të gjitha protestave të panumërta prej 9 vjetësh, kryeministri është po ai. Demokratët kanë nevojë për protesta, padyshim.

Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo,  Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re.  Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë.  Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar.

Duhet mbledhur mendja për të ndryshuar.

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
Next Post
Fahri Balliu: Në shtator do të ketë qeveri teknike, ose zgjedhje të parakohshme

Fahri Balliu: Në shtator do të ketë qeveri teknike, ose zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In