Një nga politikanët e rëndësishëm europianë, drejtues i Partisë Popullore, aleate e Partisë Demokratike, thuhet se ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm.
Joseph Daul i ka bërë këto komente gjatë punimeve të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane në Varshavë.
“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.
Citimin e tij e ka postuar ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në FB.