Luka Jovic është blerja e parë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Pritet vetëm zyrtarizimi, megjithëse mediat pranë klubit madrilen janë të sigurta. Sipas të përditëshmes spanjolle “AS” do të prezantohet në Madrid javën e ardhshme, menjëherë pas mbylljes së sezonit në Bundesligë.
I ndjekur prej kohësh nga “los blancos”, por jo vetëm, edhe nga klube të tjera në Europë, mesa duket futbollisti ka vendosur të zgjedhë skuadrën e Zidane për të vazhduar karrierën.
Për kartonin e tij, Real Madridi do t’i paguajë Frankfurtit rreth 70 milion euro. Ndërkohë, Jovic do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Me transferimin e parë të finalizuar, klubi “los blancos” po punon për ato që do të jenë goditjet më të mëdha të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Eden Hazard dhe Pogba.