Aktualitet

“Ju lutem na ndihmoni”, Rama: Dëmet nga termeti 6.4 përqind e GDP, nuk e përballojmë dot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 17/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Donatorëve tha se fatura e dëmeve prej 1 miliardë euro është 6.4 për qind e GDP, ndaj është krejt e pamundur për tu përballuar nga shteti shqiptar. Ai lëshoi disa here thirrjen për ndihmë përpëra përfaqësueve të vendeve të ndryshme që po marrin pjesë në konference.


“Mund të them se jam thellësisht i prekur dhe mund të them faminderit, ju lutem na mbështesni sa më shumë që të mundeni, faleminderit që keni pranuar ftesën e Presidentes së Komisionit. Na ndihmoni të ngrihemi nga dëmet dhe të rindërtojmë vendin. Rrënojat që na sfiduan në orët e para të 26 nëntorit janë më të rëndat që nga pasojat që na la pas diktatura. Tashmë vendi duhet të ringrihet dhe ishte motivuese të shihnim sa shumë vende kishim në krah, pas termetit. Ne jemi 4.2 mln njerëz, por 1/3 jetojnë jashtë.


Dëmet materiale ato janë të mëdha, 6.4 përqind e GDP dhe ne nuk e perballojme dot vetem prandaj thirrja ime është direkte për ju lutem na ndihmoni të ngremë shtëpitë tona“, – u shpreh Rama.




Etiketa: ,

Pas