Aktualitet

“Ju mbështesim”- Basha me artistët në Vlorë: Një komb pa ju, është pa shpirt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 17/03/21 |
mapo.al

Kryetari i PD këtë të mërkurë është takuar me artistët në qytetin e Vlorës. Të pranishëm në këtë takim ishin aktori Bujar Asqeriu dhe dy nga grupi i Parodistëve të Vlorës.






Basha ka premtuar se do të mbështesë artistët dhe të drejtën e tyre. Aktori Asqeriu në fjalën e tij është shprehur se populli shqiptar meriton më të mirën dhe se ai është i zhgënjyer nga politika.


Ndër të tjera ai ka theksuar se shqiptarët të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit.







“Me vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit. Në Shqipëri duhet të jetë populli zot i arit, detit dhe tokës, dhe ai që do të zgjidhet të jetë në shërbim të këtij populli, që është shumë i zhgënjyer nga politika.



Dua që çdo shqiptar ta shikoj të lumtur. Tashmë në Tiranë është shkatërruar Teatri, duhet ta çoni teatrin aty ku ishte dhe siç ishte. Ato kanë një urrejtje ndaj artistëve”, ka thënë Asqeriu.

Lexo edhe :  'Rrugorja': Mijëra gjoba dhe 14 shoferë të arrestuar, hiqen 52 patenta


Ndërkohë, Basha ka deklaruar se do të mbështesë mirëqenien e artistëve shqiptarë që të jenë me të barabartë me të gjithë artistët në rajon.

“Respekti që ka Vlora dhe Shqipëria për ty ka kuptuar se në jetën tënde artistike, ku ke lartësuar në piedestal figurat më të njohura historike të vendi tonë.

Duke lartësuar figurat historike që nuk jetojnë më. Unë jam zotuar dhe do e bëj teatrin ku dhe siç ishte. Një komb pa artistë është pa shpirt. Është e tmerrshme që nuk është gjetur koha për artistët.

Një nga gjërat e para që do të ndryshoj është se për artin dhe kulturën do të kenë të njëjtin trajtim në rajon. Nuk ka artist në rajon që është i nëpërkëmbur”, ka thënë Basha.

<
>
6dd8ff61-06df-4c47-93e7-d16ba4d4f078 2bc71e23-bac3-4104-9aa3-92a91f23accb
1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas